Gledian Llatja tall mender me njerëzit, një tub uji për 400 shtëpi

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 17.06.2026, 15:40

Banorët e Labinot-Fushës thonë se kanë mbetur me gojë hapur nga “zgjidhja” që u është ofruar për vaditjen e tokave. Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, kanali vaditës i fshatit është dëmtuar prej kohësh, por në vend që të riparohet, banorëve u është prezantuar një pompë dhe një tub që merr ujë nga lumi.

Qytetarët pretendojnë se ky sistem duhet të furnizojë me ujë tokat e rreth 400 familjeve, ndërsa sipas tyre mjeti i bashkisë që mund të përdorej për të futur ujin në kanalin vaditës qëndron prej rreth një muaji pa punë.

Në videot e dërguara shihet pompa që nxjerr ujë në një pjesë të arave, por banorët pyesin me të drejtë se si mund të zëvendësojë një tub të vetëm një kanal të tërë vaditës.

“Po tallen me popullin. Një familje bën vaditje, ndërsa pjesa tjetër sheh e pret”, shprehet një prej banorëve.

Mesa duket, për Bashkinë Elbasan zgjidhja e problemit të qindra fermerëve është e thjeshtë: një tub, një pompë dhe shumë shpresë që njerëzit të mos bëjnë shumë pyetje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit