“Asnjë banor nuk dha miratim”, qytetari denoncon zënien e hapësirave të përbashkëta në pallat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.06.2026, 15:35

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar një situatë problematike në pallatin ku banon, i cili ndodhet përballë stadiumit të qytetit.

Sipas tij, brenda hyrjes së pallatit janë ndërtuar dy dyer në mënyrë të paligjshme, pa miratimin e banorëve dhe jashtë projektit fillestar të ndërtimit. Qytetari pretendon se asnjë prej banorëve nuk është konsultuar apo nuk ka dhënë pëlqimin për këtë ndërhyrje, e cila sipas tij ka zënë hapësira të përbashkëta dhe ka ndryshuar strukturën e hyrjes.

Banorët shprehen se kanë ngritur shqetësimin e tyre edhe në instancat përkatëse, por deri më tani situata mbetet e pazgjidhur.

Ai ka dërguar edhe një video për të ilustruar ndërhyrjen, ndërsa kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohen shkelje.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ,Dëshiroj të shkruaj në lidhje me një situatë problematike në pallatin ku banoj. Brenda hyrjes së pallatit janë ndërtuar dy dyer në mënyrë të paligjshme, pa miratimin e banorëve dhe pa qenë pjesë e projektit apo kontratës fillestare të ndërtimit. Asnjë nga banorët nuk është konsultuar apo nuk ka dhënë pëlqimin për këtë ndërhyrje, e cila ka zënë hapësira të përbashkëta dhe ka ndryshuar strukturën e hyrjes. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura, situata vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Ju dërgoj videon për të pasqyruar gjendjen dhe shpresoj që denoncimi të bëhet publik, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të marrin masa.

Pallati perballe stadiumit ne Pograde

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit