Lushtaku kërcënon me dorëheqje nëse PDK hyn në koalicion me LVV-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.06.2026, 12:52

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka deklaruar se nëse PDK arrin marrëveshje bashkëpunimi me LVV-në, ai jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj.

Lushtaku tha se PDK nuk do duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.

“Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë janë kryesia e partisë por për mua është e pa pranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë…”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit