Grupi i Dizdarit me shokë: Kontrolle te disa biznesmenë, dyshohet se paratë e kokainës u bënë beton

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.06.2026, 18:12

Aksioni i gjerë i SPAK kundër një prej karteleve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës ka shtrirë hetimet edhe në sektorin e biznesit, ku dyshohet se janë përdorur investime të ndryshme për pastrimin e të ardhurave kriminale.

Në kuadër të operacionit, ku sipas Prokurorisë së Posaçme grupi kriminal drejtohej nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, u zhvilluan kontrolle në 23 banesa, ambiente zyrash dhe subjekte tregtare.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen kontrolle në pronat dhe ambientet e lidhura me Redi Pezën, pronar i “Porto Lalzit” dhe “Sviluppo Mare”, biznesmenin Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, si edhe te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” shpk.

Sipas dyshimeve të SPAK, një pjesë e fitimeve të siguruara nga trafiku i sasive të mëdha të kokainës mund të jetë futur në qarkullimin ekonomik përmes investimeve në ndërtim, pasuri të paluajtshme dhe projekte turistike.

Tashmë hetimet janë përqendruar në ndjekjen e rrjedhës së parave, verifikimin e transaksioneve financiare dhe zbardhjen e lidhjeve të mundshme mes kapitalit të dyshuar me origjinë kriminale dhe investimeve të kryera në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit