SPAK ‘shpartallon’ grupin e kokainës, zbulohet “fantazma e drogës”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 16.06.2026, 17:55

Një nga operacionet më të mëdha të SPAK kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës ka nxjerrë në dritë emra të rinj të botës së krimit, mes tyre edhe Armando Pacanin, një personazh pak i njohur për publikun shqiptar, por që sipas hetimeve rezulton të ketë pasur rol të rëndësishëm në organizatën kriminale.

Në kuadër të këtij aksioni të gjerë ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste për 10 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas hetimeve të zhvilluara nga SPAK për më shumë se dy vite, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, grupi kriminal ka vepruar kryesisht gjatë periudhës 2019-2021 në Amerikën Latine dhe Europë. Deri më tani janë dokumentuar pesë episode të trafikimit të drogës, ku autoritetet kanë sekuestruar rreth 9 ton kokainë në Belgjikë, Holandë, Ekuador dhe Kolumbi.

Prokuroria dyshon se aktiviteti kriminal i këtij grupi shkon shumë më tej, duke vlerësuar se në total janë trafikuar të paktën 50 ton kokainë drejt tregjeve europiane.

Ndërkohë, për herë të parë është publikuar edhe fotografia e Armando Pacanit, i cili sipas dosjes hetimore të SPAK renditet mes figurave kyçe të këtij rrjeti të dyshuar kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit