Pas vdekjes së 22-vjeçarit në Ksamil, gjendet në fund të detit “Lamborghini” lundrues

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.06.2026, 16:24

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në ujërat e Gjirit të Ksamilit, ku 22-vjeçari Albiano Kreçi humbi jetën pasi mjeti lundrues që drejtonte, i njohur si “Jet Car”, u përplas me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.

Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se mjeti tip “Jet Car”, me pamje të ngjashme me një Lamborghini, i përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e të riut, është gjetur i fundosur në ujë. Dyshohet se pas ngjarjes, persona të lidhur me mjetin mund ta kenë hedhur qëllimisht në det për ta fshehur, megjithatë këto mbeten dyshime që pritet të verifikohen nga autoritetet.

Mësohet se mjeti është lokalizuar dhe gjetur nga policia.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka ndërmarrë një aksion kontrolli në Ksamil, duke bllokuar 8 mjete ujore për verifikime të mëtejshme pasi dyshohet se kanë fuqi motorike më të madhe se ajo e lejuar nga normat në fuqi.

Çdo mjet do t’i nënshtrohet kontrollit teknik dhe ligjor nga strukturat kompetente, ndërsa në rast se konstatohen shkelje, ndaj poseduesve do të merren masat përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit