Pasi përzuri shqiptarët, qeveria kërkon punëtorë nga Indonezia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.06.2026, 15:22

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama po vazhdon politikën e importimit të fuqisë punëtore nga jashtë, këtë herë me Indonezinë, pas marrëveshjeve të ngjashme me Filipinet. Nisma, e cila po shtyhet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit nën drejtimin e Delina Ibrahimaj, paraqitet si zgjidhje për mungesën e punëtorëve në turizëm, por në thelb po ekspozon një realitet më të fortë: boshatisjen e tregut të punës në Shqipëri.

Në vend që të trajtohet shkaku kryesor i krizës, emigrimi masiv i shqiptarëve për shkak të pagave të ulëta, informalitetit dhe mungesës së perspektivës, qeveria po zgjedh rrugën më të shpejtë dhe më të lehtë politikisht, zëvendësimin e tyre me fuqi punëtore të huaj. Kjo qasje krijon një paradoks të qartë, ndërsa vendi humb qytetarët e vet, shteti nuk po ndërton politika për t’i mbajtur ata, por për t’i zëvendësuar.

Ky model ngre pyetje të drejtpërdrejta mbi drejtimin ekonomik të vendit. Nëse bizneset po mbushin vendet e punës me punëtorë të importuar, atëherë presioni për rritje pagash dhe përmirësim kushtesh bie, duke e bërë edhe më pak tërheqës tregun për shqiptarët. Në këtë mënyrë, politika aktuale nuk duket si zgjidhje afatgjatë, por si menaxhim i përkohshëm i një krize që po thellohet çdo vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit