Ashtu si në komunizëm, partia duket se ka aktivizuar sërish zyrën e propagandës në mbrojtje të pasurive që ka akumuluar gjatë 14 viteve të fundit në pushtet.
Për të denigruar protestuesit, pushteti ka aktivizuar për sulm ushtarin e tij mediatik, Mero Bazen, i cili ka nisur të bëjë biografinë e qytetarëve që marrin pjesë në protestë duke bërë copash një emigrante. Ai mjaft mirë mund t’i harxhonte këto energji duke kritikuar Ramën, Veliajn, Ballukun dhe figurat e tjera të politikës.

Në fakt, nga figurat kryesore politike, Mero Baze duket se nuk ia përton vetëm Shkëlzen Berishës për shkak të gjumit që ka bërë në shtëpinë e tij në vitet 90’.
Por pse ky sulm kaq agresiv ndaj qytetarëve që protestojnë? Mos vallë Mero Baze ndjehet i kërcënuar nga qeveria? A mos vallë ka frikë se hoteli i tij 10 milionë dollarësh mund të ketë të njëjtin fat me hotelin e Irfanit?
Në fund, kjo protestë duket aq e bukur sa edhe ushtarin Mero mund ta shpetojë nga pengmarrja.