Musliu thumbon Dejona Mihalin, i kërkon Mulla Osmanit t’i shkruajë hajmali

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.06.2026, 11:35

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një kërkesë ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja i është drejtuar me humor Mulla Osmanit, duke i kërkuar që t’i shkruajë hajmali Dejona Mihalit, pasi sipas saj, kësaj të fundit i ka hyrë në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Musliu ka thënë më tej se Mihalit po i del Lushtaku edhe në ëndrra.

“E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, thuhet në postimin e Musliut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit