Tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë me 30 euro ryshfet, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.06.2026, 10:34

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Bërnjak, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë kufitarë për të hyrë në mënyrë të kundërligjshme në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit të autoriteteve, ngjarja ka ndodhur më 15 qershor 2026, kur i dyshuari dyshohet se u kishte ofruar policëve kufitarë shumën prej 30 eurosh, me qëllim që t’i mundësohej hyrja ilegale në territorin e Kosovës.

Bankënotat e përdorura për ryshfet janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit