Ky është 46-vjeçari që humbi jetën në Rrugën e Kombit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.06.2026, 09:06

Kujtim Aliu është 46-vjeçari nga Peja që humbi jetën tragjikisht mëngjesin e së hënës, pasi u godit nga një veturë në Rrugën e Kombit.

Sipas raportimeve, i ndjeri punonte kondukter i autobusit.

Linja në të cilën ai punonte, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të punonjësit të saj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të dashur, Kujtim Aliu. Humbja e tij e parakohshme na ka tronditur dhe pikëlluar pa masë. Kujtimi do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona si një njeri i ndershëm, punëtor, i respektuar dhe i dashur për të gjithë.

Në këto çaste të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Aliu, miqve dhe të afërmve të tij. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit