I riu kërkon vajzën që takoi te kryqëzimi i Shënkollit: Harrova t’i merrja numrin!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.06.2026, 00:13

Një i ri nga Lezha i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të pazakontë, por që me siguri do t'u duket e njohur shumë personave që janë penduar për një rast të humbur.

Ai na ka dërguar një video dhe një mesazh, ku tregon se ditën e sotme ka takuar rastësisht një vajzë pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë dhe se pas një bisede të shkurtër ka mbetur me pengun që nuk i kërkoi një kontakt.

Sipas tij, ai ishte kthyer me makinë dhe kishte ndaluar për të folur me vajzën, por ajo i kishte treguar se po priste babain që ta merrte. Gjithçka ndodhi shpejt dhe, siç pranon vetë, nga konfuzioni i momentit harroi t'i kërkonte numrin e telefonit.

"Pashë sot një vajzë te kryqëzimi i jetës në Shënkoll të Lezhës dhe më ka ngelur shumë fiksim. Nëse vajza në fjalë e shikon këtë publikim, kërkoj të më kontaktojë. Doja ta merrja në makinë, por ajo më tha se po priste babain e saj. Harrova t'ia merrja numrin e telefonit sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt," shprehet ai në videon e dërguar në redaksi.

I riu tregon se pasi u largua, u pendua menjëherë dhe u kthye sërish në vendin ku e kishte takuar. Por kur mbërriti, vajza ishte larguar tashmë me të atin.

Mesazhi i tij për JOQ është i thjeshtë: nëse vajza e njeh veten ose nëse dikush e njeh, të kontaktojë redaksinë tonë dhe ne do t'i lidhim kontaktet.

Madje ai na shkruan se nesër do të niset drejt Italisë dhe shpreson që para largimit të ketë mundësi ta gjejë vajzën që i ka mbetur në mendje.

Pra, nëse vajza që ishte sot pranë kryqëzimit të Shënkollit po e lexon këtë artikull, ose nëse dikush mendon se e njeh, mund të kontaktojë JOQ Albania. Ndoshta një histori që nisi rastësisht në anë të rrugës nuk ka thënë ende fjalën e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit