Vdes kosovari që u godit në Rrugën e Kombit, shoferja e dyshuar është nga Kosova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.06.2026, 12:01

Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”, përkatësisht në aksin rrugor Rrëshen–Reps.

Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, duke u përplasur nga një veturë.

Shtetasi që ka mbetur i lënduar humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Policia ka dhënë detaje për rastin, derisa ka njoftuar se edhe shoferja që ka goditur viktimën është nga Kosova.

“Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit