Vrasja në Prizren, arrestohet edhe nëna e të dyshuarit kryesor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.06.2026, 22:08

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj.

Dyshohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur pas mosmarrëveshjeve lidhur me emërtimin e një rruge.

Lidhur me rastin, Shqipron Osmanaj është arrestuar nën dyshimin se gjatë konfliktit ka sulmuar me thikë Imri Osmanajn, babanë e viktimës.

Policia ka arrestuar edhe nënën e Shqipronit.

Sipas dyshimeve fillestare të organeve të hetuesisë, ajo mund të ketë pasur rol në nxitjen e kryerjes së veprës penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit