SI SOT/ Kur taksat tona shkuan për kurse luksi! Tenderi i Albcontrol që mbeti pa hetim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.06.2026, 14:10
Në qershor të vitit 2022 publikuam një shkrim investigativ mbi një tender të Albcontrol, me vlerë mbi 166 milionë lekë, për trajnimin e rreth 45 punonjësve në gjuhën angleze. Në atë kohë, ngriheshin pikëpyetje serioze për mënyrën e përdorimit të fondeve publike, kostot e larta të programit dhe prioritetet e institucionit në administrimin e parave të taksapaguesve.

Në qendër të denoncimit ishte administratori i atëhershëm i Albcontrol, Hantin Bonati, sot Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ish-ministrja Belinda Balluku, për të cilën në atë periudhë nuk pati asnjë reagim apo hetim publik lidhur me këto pretendime. Rasti ngriti debat të gjerë mbi mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në përdorimin e fondeve shtetërore.

Sot, ndërsa Belinda Balluku nuk është më në detyrën e ministres dhe për të raportohen hetime nga SPAK për një sërë çështjesh të dyshuara korruptive, mbetet pyetja thelbësore: pse nuk u hetuan në kohë këto denoncime dhe a do të ketë përgjegjësi për vendimmarrjet e asaj periudhe në Albcontrol? Rasti rikthen në vëmendje nevojën për transparencë të plotë dhe llogaridhënie reale për çdo përdorim të fondeve publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit