Historia e rëndë e Iridës, si mjekët e Spitalit Amerikan e futën në operacion për heqje dhjami dhe vdiq

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.06.2026, 13:42

Irida Hasalla ishte vetëm 28 vjeç. Ajo vdiq pas një operacioni estetik për heqjen e dhjamit në Spitalin Amerikan të oligarkut të Shëndetësisë Klodian Allajbeu.

E reja ishte diagnostikuar me tumor në mitër prej dy vitesh dhe merrte kurim por mjekët s'e morën parasysh këtë fakt dhe proceduan me operacionin 4 mijë €.

Vajza kurohej në Belgjikë ku edhe jetonte, me trajtime trajtime që kanë kushtuar deri në 200 mijë euro. Por të renë mundonte prej kohësh pesha e saj trupore dhe vendosi të heqë dhjamin në spitalin privat “Amerikan 2” në Tiranë.

Pavarësisht se në spital paraqiti të gjitha analizat dhe u tregoi mjekëve se kurohej nga tumori, ajo u fut në operacion pasi bluzat e bardha të spitalit Amerikan i garantuan siguri për jetën, por e reja gjeti vdekjen tragjike.

Kur operacioni përfundoi, mjekët nuk i thanë se e reja kishte probleme. Shoqja e ngushtë u shpreh për mediat se e vetmja gjë që i kërkuan me ngulm ishte pagesa e operacionit, mbi 4000€ , rreth orës 23:30 të mbrëmjes.

Një ditë më pas, më 30 janar, kur vajza tentoi të shkojë në tualet, vëllai i saj, Arens Hasalla, rrëfen se e motra u rrëzua në tokë. Pësoi trombozë dhe mjekët e futën në reanimacion prej nga nuk doli më e gjallë.

Familjarët akuzuan mjekët e Spitalit Amerikan 2, për mjekim të pakujdesshëm pasi deklaruan se gjatë operacionit nuk i ishin veshur as çorapet kundër trompozës.

E ndërsa sot vajza e tyre nuk jeton më, ata e kujtojnë duke i çuara dhurata e lule tek varri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit