Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë numëruar 90% e votave, ndërsa këta janë emrat e kandidatëve më të votuar nga partitë kryesore politike në vend. Top 10 kandidatët më të votuar nga LVV: Albin Kurti – 256,892 vota Glauk Konjufca – 203,723 vota Albulena Haxhiu – 121,280 vota Hekuran Murati – 103,532 vota Donika Gërvalla-Schwarz – 98,968 vota Xhelal Sveçla – 80,926 vota Avni Dehari – 72,191 vota Hajrulla Çeku – 68,623 vota Mimoza Kusari-Lila – 64,923 vota Ejup Maqedonci – 61,877 vota Shqipe Mehmeti Selimi – 46,968 vota Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kandidati më i votuar është Bedri Hamza me 116,246 vota. Top 10 kandidatët më të votuar nga PDK: Bedri Hamza – 117,587 vota Përparim Gruda – 71,713 vota Arian Tahiri – 62,175 vota Uran Ismaili – 58,760 vota Vlora Çitaku – 39,734 vota Sala Jashari – 37,893 vota Ganimete Musliu – 29,696 vota Arben Mustafa – 28,046 vota Enver Hoxha – 27,772 vota Rrahman Rama – 26,817 vota Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), listës i prin Vjosa Osmani me 80,369 vota, pasuar nga Lumir Abdixhiku me 72,950 vota. Top 10 kandidatët më të votuar nga LDK: Vjosa Osmani-Sadriu – 81,493 vota Lumir Abdixhiku – 73,904 vota Doarsa Kica-Xhelili – 58,825 vota Hykmete Bajrami – 46,525 vota Avdullah Hoti – 42,807 vota Kujtim Shala – 35,611 vota Ukë Rugova – 35,526 vota Anton Quni – 28,608 vota Lutfi Haziri – 26,395 vota Armend Zemaj – 25,040 vota. Ndërkaq, në Aleancë, kandidati më i votuar është Ardian Gjini me 40,214 vota. Top 10 kandidatët më të votuar nga Aleanca apo ndryshe AAK. Ardian Gjini – 40,609 vota Ramush Haradinaj – 36,516 vota Daut Haradinaj – 27,575 vota Besnik Tahiri – 24,167 vota Bekë Berisha – 19,898 vota Burim Ramadani – 17,665 vota Time Kadrijaj – 16,836 vota Agim Çeku – 15,643 vota Arbër Tolaj – 14,442 vota Albana Bytyqi – 9,660 vota.