Oligarku Ndue Shpani u pagua 1.3 MILIONË €, aksi u shemb! Drejtori i ARRSH hap tender riparimi 955,000€

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.06.2026, 12:16

Ami Kozeli drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka hapur së fundmi një tender të ri me vlerë rreth 955 mijë euro për ndërhyrje në Unazën e Poshtme të Burrelit, një investim që kushtoi rreth 1.3 milionë euro, por që pësoi dëmtime të rënda ende pa u marrë zyrtarisht në dorëzim.

Vendimi ka ngritur pikëpyetje, pasi ende nuk janë përcaktuar publikisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe nëse problemet lidhen me projektimin apo me zbatimin e punimeve.

Unaza e Poshtme e Burrelit ka pësuar katër shembje në segmente të ndryshme, ndërsa në disa zona dëmtimet kanë prekur të gjithë trupin e rrugës, duke e bërë atë të pakalueshme. Situata më problematike paraqitet në krahun perëndimor të aksit, ku rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin dhe kanë krijuar shqetësime për banorët pranë.

Projekti i rikonstruksionit të unazës, me vlerë 1.2 MILIARDË lekë, u financua nga ARRSH dhe u zbatua nga kompania ULZA sh.p.k, në pronësi të biznesmenit Ndue Shpani. Punimet nisën dy vite më parë dhe përfunduan gjatë vitit 2025, por rruga nuk arriti të vihej plotësisht në funksion për shkak të dëmtimeve që nisën pas reshjeve të tetorit të po atij viti.

Pavarësisht se objekti nuk është kolauduar ende, ARRSH ka vendosur të financojë riparimin përmes një procedure të re tenderuese.

Mbetet e paqartë nëse do të ketë përgjegjësi ligjore apo financiare për Shpanin që kanë projektuar dhe ndërtuar veprën, ndërsa kostoja e riparimit pritet të mbulohet sërish nga fondet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit