Arrestohet në Selanik biznesmeni i kërkuar nga SPAK, Ilir Shtufi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.06.2026, 17:28

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se biznesmeni Ilir Shtufi është vënë në pranga në Selanik të Greqisë, në kuadër të operacionit të gjerë të zhvilluar këtë të premte kundër një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, Shtufi rezulton mes personave të përfshirë në dosjen që lidhet me dyshime për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Emri i tij është i njohur edhe në sektorin e ndërtimit, pasi gjatë viteve të fundit ka përfituar disa leje zhvillimi në Tiranë. Aktualisht, ai është i përfshirë në realizimin e projektit “Mali i Tiranës”, i konsideruar si një nga investimet më të mëdha dhe ambicioze në kryeqytet.

Arrestimi i tij në territorin grek vjen në një kohë kur SPAK po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit kriminal dhe identifikimin e të gjithë personave të dyshuar të përfshirë në këtë skemë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit