Tragjedi në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje të miturin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.06.2026, 17:28

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri është përplasur nga një automjet teksa ndodhej në rrugë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, plagët e marra rezultuan fatale.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në momentin e aksidentit fëmija ishte në shoqërinë e nënës së tij.

Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet e plota që çuan në këtë tragjedi.

Rrethanat e plota të aksidentit janë duke u hetuar nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit