Dallgët e forta shkundin tragetin e Sarandës, nuk ankorohet dot në port

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2026, 16:59

Një incident është regjistruar sot në detin Jon, ku trageti që kryen linjën Korfuz– Sarandë nuk ka mundur të ankorohet në portin e Sarandës për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Sipas informacioneve paraprake, në det janë regjistruar dallgë shumë të forta, të cilat e kanë bërë të pamundur hyrjen e sigurt të tragetit në port. Për këtë arsye, mjeti lundrues është detyruar të ndryshojë kurs dhe të largohet, duke mos kryer ndalimin e planifikuar në Sarandë.

Në pamje mund të shihni se si edhe trageti me përmasa të konsiderueshme mezi i përballon dallgët e forta. Ndërkohë për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo për probleme në bord, ndërsa autoritetet detare pritet të japin më shumë informacion mbi situatën dhe rifillimin e lundrimeve normale në varësi të kushteve atmosferike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit