Protestuesit denoncojnë: Na bën foto dhe na ndjek deri në shtëpi duke na shantazhuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.06.2026, 15:35

Denoncime të shumta nga protestuesit kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku pretendohet se një person civil është parë duke fotografuar pjesëmarrësit në protestë dhe më pas, sipas tyre, duke i ndjekur deri pranë banesave të tyre.

Sipas këtyre pretendimeve ende të pakonfirmuara, i njëjti person dyshohet se ka kryer veprime që protestuesit i konsiderojnë si presion dhe intimidim.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mes protestuesve, të cilët kërkojnë sqarim mbi identitetin dhe qëllimin e personit në fjalë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të reagojnë lidhur me denoncimet e bëra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit