Një tjetër motiv që i shtohet listës së arsyeve për të protestuar është pikërisht ky: korrupsioni i shfrenuar dhe përdorimi i shëndetësisë si vegël në duart e oligarkëve. Ndërsa qytetarët presin shërbim, paratë e tyre po “transfuzohen” në xhepat e atyre që kanë ndërtuar perandorinë e tyre mbi kurrizin e të sëmurëve.
Eugena Tomini nëpërmjet Linda Bukuroshes të OBP si seksere i ka falur 66 MILIONË LEKË nga taksat tona oligarkut të Ahëndetësisë Klodian Allajbeu.
Tenderi në të cilin oligarku është shpallur fitues mban flamurin e kuq për "Mungesë konkurrence", pasi ka pasur vetëm 1 operator konkurrues në garë, komoaninë e tij EVITA. Arsyeja është skandaloze... në një procedurë që supozohej të ishte e hapur, ka marrë pjesë vetëm 1 operator ekonomik ku është shpallur fitues.

Kompania ka fituar me rreth 99.7% të fondit limit, një taktikë tipike kjo e tenderave ku fituesi e di paraprakisht se nuk ka asnjë konkurrencë dhe se "pazari" është mbyllur në zyrat e shtetit.
Shpallja e fituesit është bërë me datë 3 qershor, por ky nuk është tenderi i vetëm korruptiv i përfituar nga Allajbeu, pasi pak ditë më parë një tjetër tender në sektorin e shëndetësisë i është dhënë oligarkut nga drejtoresha e re e QSUT, Rudina Degjoni. Qëllimi përfundimtar i emërimit të Degjonit, sekretares së Allajbeut në krye të QSUT me dorën e këtij të fundit me anë të sekseres, ministres së Shëndetësisë Evis Sala është më se i qartë.
Seksere Linda bukuroshja shpalli fituese më datë 29 Maj kompaninë EVITA SHPK në procedurën me vlerë mbi 1.2 miliardë lekë. Operatori rival në garë u skualifikua me argumentin se nuk kishte plotësuar kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

Pra për një javë oligarkut i janë falur nga Buxheti i Shëndetësisë mbi 1,3 MILIARD LEKË.
Transferimi i fondeve publike të QSUT-së drejt Spitalit Amerikan, duke përdorur kamuflazhe nga më të ndryshmet, përfshirë ato me aktorë të huaj (siç po ndodh me projektet me bashkëpunëtorë izraelitë). Kjo strategji po ndjek një model shkatërrimi të qëllimshëm të infrastrukturës publike, për ta bërë atë të pazbatueshme dhe për ta shtyrë përfundimisht drejt një koncesioni ku përfituesi i vetëm do të jetë oligarkia.