Vdes komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari nga Prekazi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.06.2026, 09:32

Ka ndërruar jetë sot komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt, një nga figurat e para të organizimit të rezistencës në radhët e saj.

Jashari njihej si njëri nga themeluesit dhe ushtarët e hershëm të UÇK-së, i cili iu bashkua luftës për lirinë e Kosovës që në fazat e saj më të vështira, duke u bërë pjesë e angazhimeve të para të strukturimit të saj.

Ndërkohë, figura e tij është përkujtuar si pjesë e brezit të parë të luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kontribuuan në organizimin dhe zhvillimin e luftës çlirimtare në Kosovë.

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë pritet t’i japin lamtumirën e fundit në vendlindjen e tij në Prekaz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit