Vdes një 33-vjeçar në Suharekë, ra nga pema e qershisë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.06.2026, 09:27

Një person ka vdekur në Suharekë pasi kishte rënë nga një pemë qershie në fshatin Leshan.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, policia është njoftuar nga emergjenca e suharekës se F.B., rreth 33 vjeç, është transportuar me autoambulancë nga shtëpia e tij në fshatin leshan të komunës së Suharekës, pas një rënieje nga një pemë qershie nga një lartësi prej rreth 5–6 metrash.

Fillimisht, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa më pas është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku rreth orës 21:15 është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes dhe në institucionet shëndetësore kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit kompetentë, të cilët në koordinim me prokurorin e shtetit kanë iniciuar rastin “hetim i vdekjes”.

Rrupi i pajetë është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në prishtinë për obduksion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit