Një gjest i thjeshtë, por plot humanizëm, ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në këto ditë të nxehta vere.
Mes temperaturave të larta që kanë përfshirë Shqipërinë, një inspektore policie është fotografuar teksa ndalon për pak çaste gjatë shërbimit për të ushqyer një mace endacake në rrugë.
Pamjet, të shpërndara në rrjetet sociale, kanë marrë komente pozitive nga qytetarët, të cilët e kanë cilësuar veprimin si një shembull të kujdesit dhe ndjeshmërisë ndaj kafshëve, veçanërisht në ditët kur i nxehti ekstrem e bën më të vështirë mbijetesën e tyre.
“Policia që duam”, shkruajnë qytetarët në video, duke vlerësuar faktin se, përtej detyrës së përditshme, efektivja gjeti kohë të tregonte dhembshuri ndaj një kafshe të pambrojtur.
Në ditët me temperatura të larta, qytetarët të lënë ujë dhe ushqim për kafshët endacake, të cilat përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur burime ushqimi dhe hidratimi.
Gjestet e vogla si ky kujtojnë se humanizmi dhe kujdesi për qeniet më të pambrojtura mund të bëjnë një ndryshim të madh. ❤