Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.06.2026, 16:04

Një organizatë italo-shqiptare e trafikut të drogës u çmontua gjatë një operacioni të Antimafias në Rovato, ku Karabinierët e Njësisë Hetuese të Breshias, së bashku me forca nga Ancona, Bergamo, Brindisi, Grosseto dhe Mantua, ekzekutuan urdhra arresti të lëshuar nga gjyqtari hetues me kërkesë të Drejtorisë Antimafia. Të dymbëdhjetë të dyshuarit u vunë nën arrest shtëpiak ose në burg për komplot në trafikimin e drogës, ndërsa 13 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjeje.

Hetimi, i cili filloi në tetor 2023 pas arrestimit të një shqiptari, zbuloi se grupi përbëhej nga shtetas italianë dhe shqiptarë me bazë logjistike në Rovato dhe vepronte në provincat e Breshias dhe Bergamos. Korrierët e organizatës shpërndanin drogën përgjatë bregdetit Adriatik, veçanërisht në rajonet e Marche dhe Puglia, ndërsa një piceri lokale përdorej si fasadë për shitjen e kokainës në sasi të mëdha, deri në kilogramë.

Gjatë operacionit, karabinierët arrestuan në flagrancë 11 persona dhe sekuestruan rreth tre kilogramë kokainë. Operacioni tregon për koordinimin e lartë mes njësiteve policore italiane për goditjen e trafikut të narkotikëve, duke prekur si grupet lokale, ashtu edhe rrjetet ndërkombëtare të shpërndarjes së drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit