Velipoja është një prej zonave turistike me më shumë fluks vizitorésh dhe për këtë arsye trafiku i rënduar është prezent e sidomos gjatë orëve të pikut, ku automjetet shpesh përballen me ngarkesë të madhe në qarkullim dhe lëvizje të ngadalta.
Por sipas raportimeve nga terreni, disa drejtues mjetesh, në përpjekje për të shmangur radhët, kryejnë parakalime të rrezikshme dhe në disa raste edhe lëvizje kundravajtje. Këto veprime nuk mbeten të izoluara, por shpesh ndodhin në seri, duke rritur rrezikun për përplasje dhe duke krijuar situata të pasigurta në rrugë.
Përdoruesit e rrugës shprehen se kjo sjellje e papërgjegjshme po e përkeqëson më tej situatën e trafikut dhe po rrit ndjeshëm rrezikun për aksidente, sidomos në segmentet më të ngushta dhe me fluks të lartë automjetesh.
Banorët dhe vizitorë kërkojnë shtim të kontrolleve policore dhe masa parandaluese më të forta, sidomos gjatë sezonit turistik, kur fluksi i mjeteve rritet ndjeshëm.