“Për pak sa s’na mori jetën”, kamioni me targa maqedonase kryen manovra të rrezikshme në rrugë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.06.2026, 20:32

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar sjelljen e rrezikshme në rrugë të drejtuesit të një kamioni me targa të Maqedonisë së Veriut.

Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një aks rrugor në qytetin e Peqinit, ku drejtuesi i kamionit ka kryer disa parakalime të gabuara, ndërsa lëvizte me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës.

Qytetari shprehet se në automjet ndodhej së bashku me familjen e tij dhe se, sipas tij, për pak sa nuk u përfshinë në një aksident.

"Ky shoferi me kamion për pak sa nuk na mori jetën. Vendndodhja Peqin. Unë isha me familjen dhe ai futej në parakalime të gabuara. Është për të ardhur keq se si disa shoferë të kamionëve tregohen kaq të pakujdesshëm në timon", shkruan denoncuesi.

Ai shton se kamioni kishte targa të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shpreson që autoritetet përkatëse të marrin masa për raste të tilla, në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetës së qytetarëve në rrugë.

JOQ Albania publikon këtë denoncim në interes të sigurisë rrugore, ndërsa u bën thirrje institucioneve kompetente të verifikojnë rastin dhe të marrin masat e nevojshme nëse konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit