Nga “ekipi” i Vjosës vetëm një deputete e ka të sigurt ulësen deri tash në Kuvend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2026, 10:00

Me 55.24 për qind të votave të numëruara nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), rezultatet preliminare tregojnë se nga ekipi i kandidatëve te të Vjosa Osmanin në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), vetëm Albena Reshitaj aktualisht e ka të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të deritanishme, Vjosa Osmani, e cila kryeson listën e LDK-së, ka grumbulluar 42 mijë e 533 vota, duke u renditur ndër kandidatët më të votuar të subjektit.

Ndërkaq, Albena Reshitaj po vazhdon të mbajë një pozicion që aktualisht i siguron mandat deputeti, me 8 mijë e 854 vota të fituara deri në këtë fazë të numërimit.

Në anën tjetër, kandidatja Jeta Statovci renditet e 20-ta në listën e kandidatëve më të votuar të LDK-së, me 6 mijë e 856 vota. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse ky rezultat do të lëviz për të siguruar votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.

Bazuar në rezultatet aktuale, pjesa më e madhe e kandidatëve që konsiderohen pjesë e ekipit politik të Vjosa Osmanit mbeten jashtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit