Zhduket i riu turk në Tiranë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.06.2026, 20:55

Një shtetase turke i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar humbjen e kontakteve me mikun e saj, një 24-vjeçar turk, i cili ka humbur çdo lidhje me familjarët dhe miqtë në Tiranë.

Sipas saj, i riu quhet Doğukan dhe rezulton i zhdukur që prej ditës së diel. Ajo shprehet se kanë qenë duke jetuar së bashku në një banesë në rrugën "Demir Zyko" në Tiranë.

Në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë, ajo tregon se fillimisht kishte menduar se 24-vjeçari mund të ishte larguar për të takuar dikë, por shqetësimi është rritur pasi kanë kaluar dy ditë dhe ai nuk është kthyer në banesë.

Mikja e tij thotë se telefoni i të riut rezulton i fikur, ndërsa në banesë ka lënë pasaportën. Sipas saj, ai është larguar duke marrë me vete vetëm një shumë të vogël parash.

Ajo ka bërë me dije se është paraqitur në komisariat për të kallëzuar rastin, por ka hasur vështirësi për shkak të mungesës së një përkthyesi të certifikuar, pasi as ajo dhe as i riu nuk janë shtetas shqiptarë.

"Ju lutem më ndihmoni. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kam pyetur nëpër spitale dhe ndodhem në komisariat. Nuk e di si do t'ia them nënës dhe motrës së tij", shprehet ajo mes të tjerash në mesazhin drejtuar JOQ Albania.

Sipas dëshmisë së saj, 24-vjeçari kishte shfaqur shenja ankthi ditët e fundit, ndërsa hera e fundit që ajo e ka parë ka qenë në banesën ku jetonin së bashku në Tiranë.

JOQ Albania publikon foton dhe të dhënat e tij me qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe ndihmën në lokalizimin e tij.

Kushdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e Doğukan Çınar, është i lutur të kontaktojë menjëherë me Policinë e Shtetit ose të shkruajë në redaksinë e JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit