Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.06.2026, 09:07

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për produktet e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi tavan i naftës është caktuar 1.54 euro për litër, ndërsa benzina do të mund të shitet deri në 1.40 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin (LPG) është përcaktuar në 0.68 euro për litër.

Ministria publikon në baza të rregullta çmimet tavan për derivatet e naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe monitorimit të tregut të karburanteve në vend.

Qytetarët dhe operatorët ekonomikë janë të obliguar t’u përmbahen çmimeve të përcaktuara nga autoritetet kompetente.

Çmimet tavan për sot:

Nafta: 1.54 euro/litër

Benzina: 1.40 euro/litër

Gazi (LPG): 0.68 euro/litër

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit