Presidenti i Shqipërisë vjen sot në Kosovë, bëhuni gati për pak kolona në rrugë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.06.2026, 10:09

Me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ka ndërmarrë paraprakisht të gjitha veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit rrugor përgjatë rrugëve ku lëviz eskorta.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, me datën 09.06.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në intervale të shkurtra kohore, të disa segmenteve rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikëkalimin Kufitar Hani i Elezit dhe anasjelltas, gjatë kthimit me datën 11.06.2026, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit