Pak orë pasi JOQ Albania publikoi rastin e një zonje të humbur që ndodhej në Komisariatin nr. 3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, është bërë e mundur identifikimi i saj falë reagimit dhe sensibilizimit të qytetarëve.
Sipas informacioneve të siguruara, zonja, e cila prezantohej me emrin Valbona, jeton në fshatin Shtodher të Kavajës. Në një video të dërguar nga qytetari që raportoi rastin, ajo shprehet se do të niset drejt Kavajës, ndërsa mësohet se transportimi i saj drejt banesës do të kryhet nga efektivët e Policisë.
Banorë të zonës kanë raportuar se zonja dhe familjarë të saj përballen me probleme të shëndetit mendor. Për këtë arsye, përtej rikthimit pranë familjes, është e rëndësishme që institucionet dhe shërbimet sociale të ndjekin rastin dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.
JOQ Albania falënderon të gjithë qytetarët që ndihmuan në identifikimin e saj dhe mundësuan zgjidhjen e shpejtë të këtij rasti.