Braktisi 9 kotele në rrugë, 55-vjeçari në Greqi gjobitet me 270 mijë euro

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.06.2026, 17:02

Një 55-vjeçar në Selanik të Greqisë është përballur me një gjobë marramendëse prej 270 mijë eurosh pasi u kap duke braktisur nëntë kotele.

Sipas autoriteteve greke, burri u ndëshkua me 30 mijë euro për secilën prej koteleve të braktisura, duke e çuar vlerën totale të gjobës në 270 mijë euro. Përveç kësaj, atij iu vendos edhe një gjobë shtesë prej 300 eurosh, pasi kafshët nuk ishin të pajisura me çip identifikimi, siç kërkohet nga ligji.

55-vjeçari ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se braktisja e kafshëve përbënte shkelje ligjore. Ai pretendon se nuk kishte më mundësi të kujdesej për kotelet dhe se më herët kishte kërkuar ndihmë edhe nga një strehë për kafshët, por pa gjetur zgjidhje.

Rasti ka rikthyer në vëmendje ligjet e rrepta të Greqisë për mbrojtjen e kafshëve, ku braktisja dhe keqtrajtimi i tyre ndëshkohen me gjoba të larta dhe masa të ashpra administrative. Autoritetet theksojnë se qëllimi i këtyre masave është parandalimi i rasteve të braktisjes dhe garantimi i mirëqenies së kafshëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit