10 plumba në drejtim të shokut për kalçeton, Llani tentoi të vriste dhe një person tjetër

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.06.2026, 16:17

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Paskuqan, ku humbi jetën 27-vjeçari Ardian Balloshi.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, në vendngjarje janë sekuestruar 10 gëzhoja, të cilat dyshohet se janë shkrepur nga arma e përdorur nga autori i dyshuar, Sadik Llani.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Balloshi është qëlluar në kokë, plagë që rezultoi fatale dhe i mori jetën të riut pak pasi u transportua drejt spitalit.

Hetuesit dyshojnë se objektiv i sulmit mund të ketë qenë edhe një person tjetër i pranishëm në zonë, i cili arriti t’i shpëtojë të shtënave pa pësuar lëndime.

Ndërkohë, kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar vijojnë intensivisht. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për shkak të ngjarjes së ndodhur, por edhe sepse dyshohet se vazhdon të jetë i armatosur dhe në lëvizje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit