Në protestat e zhvilluara prej 8 ditësh, sot 9, protestuesit kanë marrë fjalën e tyre për të shprehur pakënaqësitë e kësaj klase politike që na ka shoqëruar për 36 vite. Duke shprehur pakënaqësitë ndaj patronazhistëve, një i ri, u shpreh se jemi ne ai popull që votojmë këta politikanë që na kanë rrjepur për çdo mandat qeverisje.
"Patronazhistëve, haram qumështi i nanës", u shpreh i riu, ndërsa theksoi mungesën e artistëve dhe VIP-ave në këto protesta masive me mijëra qytetar që po mblidhen prej ditësh nga sheshi Skëndërbej drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë.
Ndër të tjera ai përmendi dhe një fakt në shoqërinë shqiptarë, që brezave që përfshijnë prindërit tanë nuk mund t'ua heqim nga mendja Ramën dhe Berishën, ama këto dy liderë duhet t'u hapin rrugë të rinjve për ndryshim rrënjësor.
"Babës tim, të rritur në komunizëm, nuk ja heq Ramën dhe Berishën nga mendja, ama duhet të largohen. Kanë pasur mundësi nuk kanë bërë asgjë për vendin", u shpreh i riu.