Vrau për kalçeto Baloshin, Llani shiste drogë bashkë me familjen e xhaxhait

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.06.2026, 15:33

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri që ndodhi sot në Kamëz, në rrugën “Dervish Luzha”, Paskuqan 1, ku mbeti i vrarë Ardian Baloshi 28-vjeç. Policia ka njoftuar se autori i dyshuar është Sadik Llani 39 vjeç.

Mësohet se Llani ka precedentë penalë. Në vitin 2015, kur ishte 28 vjeç, ai u arrestua së bashku me tre pjesëtarë të familjes së tij. Asokohe u arrestua çifti i bashkëshortëve Selim dhe Nafie Llani, xhaxhai dhe nusja e xhaxhait të Sadikut, vetë Sadiku, dhe vëllai i tij, ndërsa u shpallën në kërkim 4 fëmijët e Selimit.

Përveç trafikut të drogës, Llani rezulton i dënuar edhe për vjedhje. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur përgjegjësit e mundshëm.

*Në foto viktima Ardian Baloshi 28-vjeç dhe Sadik Llani 39 vjeç bashkë me xhaxhain dhe nusen e xhaxhait të dënuar për drogë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit