Ilir Beqaj kërkon zbutjen e masës së sigurisë në Apelin e GJKKO, rrëzohet kërkesa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.06.2026, 14:57

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar gjatë seancës në Apelin e GJKKO që masa e sigurisë “arrest me burg” të zëvendësohej. Kjo kërkesë lidhej me dosjen e njohur si SASPAC, ku Beqaj është i përfshirë.

Gjatë seancës, Beqaj ka kërkuar gjithashtu të mund të konsultohej me avokatin e tij brenda kafazit të sigurisë. Ai u shpreh se, duke mos u lejuar të dilte jashtë, avokati të vinte pranë tij për t’u marrë vesh mbi çështjen ligjore.

Megjithatë, kërkesa e ish-ministrit është rrëzuar nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila ka vendosur që masa e sigurisë “arrest me burg” të mbahet pa ndryshime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit