Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Erion Veizaj, është një djalë 29-vjeçar që ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një aksidenti dhe ka nevojë urgjente për dhurim gjaku të grupit A+.
Ai ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe çdo ndihmë është e vlefshme dhe mund të bëjë diferencën për jetën e tij.
Mesazhi i familjarëve:
Ju lutem kerkoj suportin tuaj per publikimin ne story per te ndihmuar nje djale te ri per dhurim gjaku grupi A+ tek Spitali i Traumes Tirane. Ka bere aksident dhe eshte ne gjendje kritike per jeten! Eshte URGJENTE! 29 vjec Ju lutem publikojeni sa me shpejt sepse gjendja eshte shume rende
