“PS+PD=Hajdutë”, shqiptarët e Gjermanisë nisin protestat masive

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.06.2026, 17:16

Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në Stuttgart, Hamburg dhe Heidelberg të Gjermanisë për të protestuar kundër projektit në Zvërnec dhe zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Të pajisur me flamuj kuqezi dhe pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk shitet” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit kanë kërkuar anulimin e projektit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke theksuar se tubimi është paqësor dhe i pavarur nga çdo forcë politike.

Protestat që nisën fillimisht në Zvërnec tani janë shtrirë edhe në disa qytete të Shqipërisë, si edhe në komunitetet shqiptare në diasporë, ku qytetarët shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektit dhe situatës politike në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit