Dritan Agollit të FSHZH i grabisin para, orë floriri me diamante, bizhuteri dhe piktura?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.06.2026, 15:03

Një apartament që dyshohet se përdoret nga Dritan Agolli, Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), është grabitur ditët e fundit. Burime bëjnë me dije se nga banesa janë marrë shuma të konsiderueshme parash në valutë, bizhuteri, orë të shtrenjta floriri me diamante, si dhe sende të tjera me vlerë të madhe, duke shkaktuar një humbje të konsiderueshme materiale.

Pavarësisht rëndësisë së ngjarjes, grabitja është mbajtur e fshehtë. Deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim zyrtar pranë policisë nga kreu i FSHZH-së, ndonëse humbja përfshin sende dhe para me vlerë të lartë, çka ka ngritur pikëpyetje për arsyet e mosdeklarimit të saj.

Sipas të dhënave, prona ku ndodhi ngjarja është e regjistruar në emër të biznesmenit Bashkim Ulaj. Dyshohet se grabitësit mund të kenë pasur informacion të detajuar nga persona të afërt me Agollin, ndërsa këto dyshime mbështeten edhe nga gjetja e disa sendeve të vjedhura, përfshirë një orë floriri, nga banorë të pallatit në zonën ku ndodhi ngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit