Dyshohet se e kanë rrëmbyer, zhduket pa gjurmë 34-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.06.2026, 13:51

Një 34-vjeçar nga Tirana rezulton i zhdukur prej tre ditësh, ndërsa familjarët e tij kanë humbur çdo kontakt dhe po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

Bëhet fjalë për Eglant Koçin, i datëlindjes 17 shtator 1991, i cili është parë për herë të fundit në zonën e Sheshit Wilsonnë Tiranë. Sipas familjarëve, ai ka lëvizur me një motor me targë CT969, ndërsa që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është denoncuar edhe në polici, por deri më tani nuk ka ende informacion mbi fatin e 34-vjeçarit. Familjarët shprehen të shqetësuar dhe vijojnë kërkimet, ndërsa nuk përjashtojnë as mundësinë që ai të ketë rënë pre e një rrëmbimi.

Çdo person që mund të ketë parë Eglant Koçin ose disponon informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, lutet të kontaktojë në numrin e telefonit: 068 506 1619.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit