Babai i të ndjerit Martin Cani, Engjëll Cani, i është bashkuar qytetarëve të mbledhur në protestën kundër projektit në Zvërnec. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i protestuesve, të cilët me flamuj dhe pankarta në duar po përgatiten të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë theksuar se protesta do të jetë paqësore, ndërsa kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë qytetare. “Mirëpresim të gjithë ata që janë ndjerë të braktisur nga PS dhe PD”, është mesazhi që është përcjellë nga protestuesit në nisje të manifestimit.
Kujtojmë se Martin Cani u vra nga bashkëmoshatari i tijë para shkollës Fan S Noli, ngjarje e cila tronditi dhe preku thellë opinionin publik dhe tregoi dështimin e sistemit arsimor.