Protesta në Tiranë: Një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë në Maliq

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.06.2026, 20:10

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Maliq, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, ka sjellë një reagim të fortë edhe nga qytetarët në kryeqytet. Gjatë tubimit të rradhës, protestuesit kanë ndaluar thirrjet duke kërkuar një moment reflektimi dhe nderimi për dëshmorin e Policisë së Shtetit.

Nga rreshtat e parë të tubimit, protestuesit i janë drejtuar kordonit të policisë që ndodhej përballë tyre, duke u bërë thirrje që të ulin kapelet në shenjë respekti për kolegun e tyre të rënë.

Në një mesazh mjaft prekës dhe të drejtpërdrejtë, protestuesit kërkuan që të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe vetë uniformat e kaltërta, të bashkoheshin në një minutë heshtjeje për tragjedinë e ndodhur në Maliq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit