Një postim që ka qëndruar vetëm pak minuta në profilin e Noizyt në Instagram ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur keq debatin publik. Reperi i njohur ka shpërthyer me një gjuhë ekstremisht të ashpër dhe banale ndaj atyre që po protestojnë kundër projektit në zonën e Zvërnecit.
Edhe pse postimi është fshirë me shpejtësi nga llogaria e tij, dëshmitarët në rrjet kanë kapur screenshot-in ku artisti del hapur pro investimit dhe i bën rrafsh moralistët.
Në tekstin e shpërndarë masivisht, Noizy ka marrë shembullin e Durrësit për të treguar se blerja e pronave nga të huajt është një proces normal dhe nuk përbën rrezik kombëtar. Ai ka sulmuar ashpër zërat që sipas tij po përhapin "përralla".
"Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo? Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë," thuhet në reagimin që po djeg rrjetin.
Gjuha e përdorur në screenshot-in që po qarkullon nëpër faqe dhe grupe online është pa doreza dhe godet direkt organizatorët dhe kritikët e projektit:
"Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. [...] Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë."
Postimi ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente dhe debate të ashpra.
