Ra në krye të detyrës, Enea zgjodhi të bëhej polic për të plotësuar amanetin e të vëllait

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.06.2026, 18:13

Ngjarja e rëndë që i mori jetën efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ka prekur thellë opinionin publik. Pas uniformës që ai mbante me përkushtim, fshihej një histori sakrifice, disipline dhe force shpirtërore.

Enea kishte zgjedhur t’i shërbente rendit dhe sigurisë së qytetarëve, duke ndjekur një rrugë që lidhej ngushtë edhe me traditën familjare, pasi vëllai i tij kishte shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit.

Ai kishte humbur jetën pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas jo vetëm dhimbje, por edhe një amanet të pashprehur: që Enea të vazhdonte me krenari rrugën e nisur prej tij. Me përkushtim ndaj detyrës dhe respekt për këtë trashëgimi familjare, Enea kishte veshur uniformën e policisë dhe i ishte përkushtuar shërbimit ndaj vendit.

Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta gjatë ushtrimit të detyrës, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit