“AK-47 përshkoi jelekun antiplumb”, ish-polici kundërshton Hitën: Pajisjet janë vjetëruar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2026, 17:53

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka dhënë detaje mbi dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Lozhan të Korçës ku gjatë operacionit policor për kapjen e një personi të shumëkërkuar, humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos kolegu i tij, Edison Adri.

Hita deklaroi se efektivët e përfshirë në operacionin për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari në Lozhan të Korçës ishin të pajisur me jelekë antiplumb, por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar jetën efektivit të FNSH-së, Enea Mekolli.

Sipas Hites, të gjashtë efektivët që morën pjesë në operacion mbanin jelekë antiplumb, por arma automatike e përdorur nga autori ka depërtuar mbrojtjen balistike.

Kanë qenë të gjithë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori ka përshkuar tejpërtej edhe antiplumbin”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Por pas kësaj deklarate, një ish-punonjës i policisë ka reaguar duke kundërshtuar versionin e paraqitur nga drejtori i Policisë.

Në një mesazh të dërguar në redaksinë tonë, ai thotë se në shumë struktura policore mungojnë jelekët antiplumb funksionalë dhe se një pjesë e pajisjeve ekzistuese janë të amortizuara dhe jashtë standardeve.

Sipas tij, efektivët përballen prej vitesh me mungesë pajisjesh dhe uniformash, ndërsa jelekët antiplumb që disponohen janë të vjetër dhe në shumë raste nuk ofrojnë mbrojtjen e nevojshme.

Ish-punonjësi shprehet se, sipas bindjes së tij, nëse jeleku antiplumb i përdorur nga efektivi i vrarë do të kishte qenë brenda standardeve bashkëkohore të sigurisë, pasojat mund të kishin qenë të ndryshme.

Ngjarja tragjike që i mori jetën efektivit Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri, ka rikthyer në vëmendje diskutimet mbi kushtet e punës dhe nivelin e pajisjeve mbrojtëse të efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë operacioneve me rrezik të lartë.

Mesazhi i ish-policit:

“Si jeni jam nje ish punonjes policie. Pashe qe drejtori ka then qe policit ne korce ak-47 i ka marrë jeten sepse antiplumbi eshte çarë nga plumbat, po ju bej me dije qe cdo qark policie nuk ka antiplumb dhe ato qe kan jane te vjeter te grisur te skaduar te kohereve te vjetra, policise i mungojne rrobat te cilat i kane me “Arna” ndersa antiplumbat qe kanë nuk hyjne me ne pun as dhe nje fishek pistolete nuk mbajnë jo m nje Ak-47. Armet e gjata po ashtu jane te pakualiduara dhe te viteve 60. Nëse ai antiplumb do ishte brenda standarteve ai polic do ishte gjallë.

Jeten atij polici ja ka marrë shteti jo individi. Ju lutem anonim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit