Banorët e fshatit Spathar, në lagjen Gurkuqe, Bashkia Librazhd, kanë ngritur shqetësim për një burim uji që prej vitesh është përdorur nga komuniteti lokal.
Sipas raportimeve të qytetarëve, burimi ndodhet aktualisht brenda një zone të rrethuar nga një objekt privat/central, çka ka kufizuar aksesin e lirë të banorëve në këtë burim. Ata shprehen gjithashtu pak ditë më parë burimi është rrethuar me gardhe dhe tela, ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim për mënyrën e menaxhimit të këtij burimi natyror.
Banorët ngrejnë dyshime edhe mbi cilësinë e ujit që po përdoret aktualisht, duke kërkuar verifikime të pavarura dhe zyrtare mbi gjendjen e burimit.
Në këtë kontekst, ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të kryejnë verifikime për ligjshmërinë e rrethimit të zonës ku ndodhet burimi i ujit, cilësinë e ujit që përdoret nga banorët dhe ndikimin e aktivitetit të objektit/centralit në këtë burim natyror.
Banorët kërkojnë transparencë dhe zgjidhje institucionale për garantimin e aksesit dhe sigurisë së ujit të pijshëm në zonë.