Përmirësohet gjendja e policit të plagosur në Maliq, operacioni rezulton i suksesshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2026, 16:00

Efektivi i Policisë së Shtetit, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën kolegu i tij Enea Mekolli, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull, e cila ka rezultuar e suksesshme. Pas operacionit, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai vijon të mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipi mjekësor.

Ndërkohë, në Spitalin e Traumës po trajtohet edhe Violand Braçellari, i dyshuari për ngjarjen i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në përmirësimin e plotë të gjendjes së tij.

Po ashtu, mësohet se autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në ambientet e spitalit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti të mundshëm mes familjarëve të palëve të përfshira në ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit